Sport

Igli Tare, “thembra e Akilit” e Lazios që tashmë mbeti në dorën e Sarrit!

Dje në mbrëmje, një person shumë të afërt me Lacion dhe me Imobilen, më fliste për situatën e këtij lojtari. Është shumë i prekur nga mungesa e Tares

4 Nëntor 2023, 12:39 Nga DOSJA
Igli Tare, “thembra e Akilit” e Lazios që tashmë mbeti

ITALI - Igli Tare duket se ka lënë një boshllëk te Lacio. Masimo Brambati ka thënë për “TMW Radio” se Imobile e ndjen mungesën e drejtorit sportiv shqiptar. Ish-futbollisti italian është shprehur se tani gjithçka është e përqendruar në duart e Sarrit.

“Dje në mbrëmje, një person shumë të afërt me Lacion dhe me Imobilen, më fliste për situatën e këtij lojtari. Është shumë i prekur nga mungesa e Tares, i cili ishte një person që mbulonte Imobilen nga vështirësitë që ndodhin gjatë viteve. Pa Taren, Sarri ka gjithçka në duart e tij. Është më konfliktual dhe nuk ka mirënjohje kundrejt tij”, ka thënë Masimo Brambati.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll