Sport

Fëmijët e Ruud Gullit kërkojnë gjysmë milioni nga babai i tyre: "Një turp moral!"...

Quincy Georges dhe Cheyenne Dil, kanë shkuar tashmë në gjykatë

4 Nëntor 2023, 13:18 Nga DOSJA
Fëmijët e Ruud Gullit kërkojnë gjysmë milioni nga babai
Ruud Gulli

HOLANDE - Njolla bie në pëlhurën më të mirë. Ruud Gullit, figurë ikonë e futbollit holandez, shkon në gjykatë, pasi dy djemtë e tij, 32 dhe 29 vjeç, e denoncuan atë për mungesë përgjegjësie prindërore, kur ishin fëmijë.

Quincy Georges dhe Cheyenne Dil kërkojnë 500 mijë euro dëmshpërblim, për shkak të mospagesës së ushqimit dhe tashmë i janë drejtuar gjykatës.

"Është një turp moral. Është e qartë se paratë mund të na ndihmojnë, por mbi të gjitha ne kemi hyrë në këtë luftë ligjore për një çështje etike",- ka deklaruar Quincy.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll