Sport

Mbappe do të firmosë një kontratë me Real Madridin për 35 milionë euro në vit!...

Ylli francez do të nënshkruajë një kontratë me një pagë neto prej 35 milionë euro, nëse i bashkohet Realit verën e ardhshme

4 Nëntor 2023, 11:08 Nga DOSJA
Mbappe do të firmosë një kontratë me Real Madridin për

SPANJE - Një raportim i gazetarit Josep Pedrerol për median “El Chiringuito TV” zbuloi se sa do të fitojë Kylian Mbappe, nëse bën transferimin e dëshiruar te Real Madrid. 

Është ende e pasigurt, nëse francezi do t'i bashkohet “los blancos” si lojtar i lirë verën e ardhshme. Nëse kjo ndodh, ylli francez do të nënshkruajë një kontratë prej 35 milionë euro në vit.

Kylian Mbappé ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë, për gjashtë vjet e gjysmë. 24-vjeçari shpërtheu në skenë në sezonin 2016/17, pasi ishte një nga disa lojtarë që udhëhoqi Monacon në një triumf tronditës në Ligue 1 dhe gjithashtu arriti në gjysmëfinale të Champions League. Francezi gjithashtu fitoi Kupën e Botës me gjelat në 2018, dhe te PSG fitoi një sërë trofesh në skenën vendase.

Pavarësisht se nuk është në maksimumin e tij këtë sezon, Mbappe ka ende 12 gola dhe një asistim në 12 ndeshje deri më tani. E ardhmja afatgjatë e tij te PSG është e pasigurt, pasi ai hyn në vitin e fundit të kontratës së tij. 

Një situatë e tillë ka alarmuar disa klube të rangut të lartë, përfshirë edhe ato të Premier League. Por Kylian Mbappe ka qenë vazhdimisht i lidhur me Real Madridin, i cili mendoi ta nënshkruante verën e kaluar.

Ndërkohë, lojtari është vendosur t'i bashkohet klubit “los blancos”. Mbappe ka opsionin që të kalojë në “Bernabeu”, si lojtar i lirë verën e ardhshme dhe nëse kjo ndodh, ai do të fitojë 35 milionë euro në vit dhe do të jetë lojtari më i paguar te Real Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll