Sport

Kolumbiani Luis Diaz do të vendosë vetë nëse do të luajë jashtë fushe ndaj Luton...

Sulmuesi kolumbian u stërvit me shokët e skuadrës përpara vizitës në Londër

4 Nëntor 2023, 10:38 Nga DOSJA
Kolumbiani Luis Diaz do të vendosë vetë nëse do të

ANGLI - Liverpool do të luajë në transfertë ndaj Luton në një ndeshje të javës së 11-të të dielën. Trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp, tha se Luis Diaz do të vendosë vetë nëse do të jetë në skuadër për ndeshjen ndaj të sapoardhurit në Premier League. 

Kolumbiani nuk mori pjesë në dy ndeshjet e fundit të skuadrës, pasi prindërit e tij u rrëmbyen. Ndërsa nëna e futbollistit u shpëtua, babai i Diaz mbetet i rrëmbyer. Në të njëjtën kohë, lojtari i Merseyside është duke u stërvitur me skuadrën ditët e fundit.

“Luis ishte në stërvitje dy ditë më parë, dje bëri një aktivitet dhe sot do të jetë me ekipin”, tha Klopp në konferencën e tij për shtyp para vizitës në Luton.

“Nëse ndihet mirë, do të jetë këtu. Mund të dalloje kur ishte me djemtë se ishte mirë, por mund të thuash edhe që nuk flinte shumë. Duhet të shohim se si do të shkojë dhe që andej. “Columbia News” thjesht ma përcjell lajme dhe çdo gjë që na jep pak shpresë, është e mirë. Ne presim një lajm të mirë.

E gjitha varet nga ai, nëse do të jetë i disponueshëm apo jo. Nuk do ta detyroj për asgjë”, ka deklaruar trajneri i gjigantëve Merseyside.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll