Sport

Një e shtunë me kryqëzime të çuditshme: gara në Seria A mund të ndryshojë fytyrë…

Derbi i Campania në “Arechi” do të nisë tre ndeshje, që mund të riformojnë ekuilibrin në krye të renditjes të Seria A

4 Nëntor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Një e shtunë me kryqëzime të çuditshme: gara në

ITALI - Fillojmë me Napolin, më pas Interin në Bergamo dhe Milanin në “San Siro” për të gjetur suksesin kundër një skuadre të Udineses në krizë të përjetshme. 

E shtuna në Serie A premton të jetë vendimtare për bilancin e tabelës lart, ku Simone Inzaghi  synon të arratiset kur jemi afër pushimit, ndërsa Pioli ka objektivin e vetëm të rifitojë suksesin, pas vetëm një pike mes Juventusit dhe Napolit. 

Ndërkohë janë “Azzurrë”-t që shpresojnë të kalojnë më të mirën nga derbi i Salernos, për të zënë vendin e katërt, duke shpresuar në një hap të gabuar nga Atalanta e Gasperinit.

Dhe ndërsa presim Fiorentina-Juventus, ndeshjen kyçe të nesërmes në “Franchi” (ndeshja megjithatë rrezikon të shtyhet për shkak të përmbytjeve), sot vëmendja ësdhtë në stadiumin “Gewiss”  (18:00): një vit më parë ishte Interi ai që mbizotëroi me një 3-2 spektakolar. Inzaghi e di se do të duhet të vuajë, por hapat e gabuar nuk lejohen: dhe kështu ka vend për të gjithë lojtarët kryesorë, përfshirë Thu-La. 

Napoli sigurisht që do të fiksohet pas Interit: me një sukses kundër Salernitanës (fillimi në orën 15:00) dhe një nokaut të Atalantës, Rudi Garcia do ta gjente veten i katërti. Një arritje thuajse e papritur vetëm pak javë më parë, me “Azzurrët” në furtunë të plotë dhe trajnerin francez një hap larg shkarkimit. 

Sakaq edhe Milani, historia është e qartë: në mbrëmje kuqezinjtë do të presin Udinesen në “San Siro” me detyrimin të ngrenë kokën sërish pas një jave horror. Pioli që “nuk ka pasur kurrë një grup kaq të bashkuar”, përzien kartat për të arritur një sukses që i mungon prej gati një muaji: është opsioni i dyfishtë sulmues (Jovic me Giroud), por kujdes Okaforin. Gabimet e mëtejshme janë të ndaluara në “Meazza”: kriza duhet të shmanget me PSG-në në derë dhe një natë të Champions League që tashmë premton të jetë vendimtare. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll