Sport

SURPRIZE! Atlético Madrid “bie” në transfertën e Las Palmas

I mposhtur në fushën e Las Palmas këtë të premte, në hapjen e ditës së 12-të të kampionatit spanjol, Atlético Madrid humbi mundësinë për të kaluar përkohësisht në krye.

4 Nëntor 2023, 08:30 Nga DOSJA
SURPRIZE! Atlético Madrid “bie” në transfertën e

SPANJE - Las Palmas krijoi një surprizë këtë të premte në hapjen e ditës së 12-të të La Ligas, duke mposhtur 2-1 Atlético Madrid të Antoine Griezmann. 

U desh të pritej deri në minutën e 51-të të lojës për të parë golin e parë të mbrëmjes. Mesfushori Kirian Rodriguez mashtroi Jan Oblak, paksa i maskuar nga mbrojtja e tij, me një gjuajtje nga distance dhe 1-0.

Të udhëhequr nga një Rodrigo Riquelme aktiv, por i pasaktë, ‘bardhekuqtë’ u përpoqën të barazonin, por nuk ia dolën kundër mbrojtjes së vendasve, madje ishte Benito Ramirez ai që zgjeroi rezultatin në 2-0 në minutën e 75-të.

Alvaro Morata ishte vendimtar në ndeshjen e tij të tretë radhazi (3 gola dhe 1 asist) për të ngushtuar diferencën në 2-1 dhe rindezur ndeshjen në minutën e 85-të. Një thirrje zgjimi për fat të keq shumë vonë për lojtarët e skuadrës kryeqytetase.

Në rast fitoreje, Atlético mund të kishte marrë përkohësisht kryesimin në La Liga, në pritje të ndeshjeve të Real Madrid dhe Girona. Gjithsesi skuadra e Diego Simeone mbetet e 3-ta dhe mund të kalohet nga FC Barcelona këtë të shtunë. Nga ana e tij, Las Palmas kalon Valencian dhe zë vendin e 9-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll