Sport

Gruaja e mrekullueshme e Gareth Bale, katër fëmijët e tyre dhe jeta e ish-superyllit

Njohja e ish-it uellsian, Gareth Bale, me gruan e tij mbresëlënëse, martesa dhe katër fëmijët e çiftit.

3 Nëntor 2023, 16:41 Nga DOSJA
Gruaja e mrekullueshme e Gareth Bale, katër fëmijët e tyre dhe

UELLS - Ish-superylli i Real Madridit, Gareth Bale, ka qenë në një lidhje me Emma Rhys-Jones për gati dy dekada. Gruaja e ish-futbollistit uellsian ka qenë vetëm disa herë në media dhe kjo për shkak të babait të saj, i cili duhej të shkonte në burg për mashtrim financiar.

Dyshja u njohën në një moshë të re, teksa jetonin në të njëjtën zonë në Cardiff, vetëm disa kilometra larg njëri-tjetrit. Të dy ishin në lidhje për disa vite përpara se të fejoheshin në vitin 2016.

Kapiteni i atëhershëm i Uellsit njoftoi fejesën e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram dhe ata u bashkuan me lidhjet e shenjta të martesës tre vjet më vonë në një ceremoni të mrekullueshme në Mallorca.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gareth Bale (@garethbale11)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll