Sport

STUDIMI/ Edon Zhegrova, dribluesi më i mirë në Evropë mbi 23 vjeç… Ja renditja ku kosovari është mbi Vinicius dhe Mbappe!

Edon Zhegrova (24) luan në Ligue 1 me Lille, që ka vetëm dy humbje këtë sezon.

3 Nëntor 2023, 17:53 Nga DOSJA
STUDIMI/ Edon Zhegrova, dribluesi më i mirë në Evropë mbi 23

FRANCE - Futbollisti kosovar 24-vjeçar, Edon Zhegrova, ishte më i miri në fushë në ndeshjen kundër AS Monaco në xhiron e fundit, teksa fituan me rezultatin 2-0, duke qenë vendimtar në të dy golat e Lilles. 

Zhegrova këtë sezon ka shënuar 3 gola dhe 4 asistime dhe është edhe dribluesi më i mirë mbi 23 vjeç në Evropë. Pas një studimi të “Wyscout dhe CIES Football Observatory”, kosovari Zhegrova mori indeksin më të mirë mes futbollistëve që luajtën të paktën 450 minuta në “Top 5” të Evropës. 

Anësori i Lille ka realizuar 27 driblime të suksesshme nga 44 tentime, shkruan marca.com, me një përqindje suksesi prej 61.36%. Në renditjen ku kryeson Edon Zhegrova, në vendin e dytë u rendit Kingsley Coman nga Bayern Munich, i ndjekur nga Dodi Lukebakio nga Sevilla. 

Vinicius Junior, tashmë i njohur për driblimin e tij, ishte vetëm në vendin e 7-të, ndërsa francezi Kylian Mbappe nuk përfshihet në “Top-10”. Ja renditja e studimit...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll