Sport

Man.United duhet të paguajë një shumë të madhe milionash, nëse shkarkon Ten Haag...

Erik ten Hag ka pasur një fillim të tmerrshëm të sezonit te Manchester United, dhe në mediat britanike u shfaqën informacionet e para lidhur me shkarkimin e mundshëm të trajnerit holandez.

3 Nëntor 2023, 17:32 Nga DOSJA
Man.United duhet të paguajë një shumë të madhe

ANGLI - Në 15 ndeshjet e para të këtij sezoni, Manchester United ka humbur tetë ndeshje, më së shumti që nga sezoni 1962/63. Pas dy humbjeve të fundit, 0-3 kundër Manchester Cityt dhe 0-3 kundër Newcastle, “The Times” shkruan se drejtuesit aktualë në “Old Trafford” po mendojnë ta shkarkojnë Ten Haag.

Botimi britanik propozoi gjithashtu dy emra të mundshëm për të zëvendësuar Erik ten Haag: Ruben Amorim, trajner i Sporting Lisbonës dhe Zinedine Zidane, ish-trajneri i Real Madridit, pa kontratë për gati dy vjet e gjysmë.

Megjithatë, fillimisht Manchester United do të detyrohet të paguajë një shumë të madhe, nëse duan të ndahen me Erik ten Haag para kohe. Nëse ai shkarkohet, tekniku holandez duhet të marrë afërsisht 15 milionë paund, shuma që përfaqëson pagën për 20 muajt e mbetur të kontratës, shkruan “Daily Mail”.

Kësaj shume do t'i shtohej edhe kompensimi që duhet të merrnin bashkëpunëtorët e Ten Haag në stafin teknik, Mitchell van der Gaag dhe Steve McClaren.

Burimi i cituar shkruan se Manchester United tashmë është mësuar me ndarje kaq të shtrenjta. Ole Gunnar Solskjaer përfitoi rreth 10 milionë paundë kur u shkarkua, ndërkohë që rekordi mbahet nga Jose Mourinho - 19.6 milion £.

Manchester United, i teti në Premier League me 15 pikë nga 10 ndeshje, tani përgatitet për ndeshjen e së shtunës në orën 14:30 me Fulham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll