Sport

Luis Enrique pas fitores: “Pashë PSG-në më të bukur në Parc des Princes”...

“Lee është një rekrutim i mrekullueshëm nga Luis Campos dhe klubi, jam shumë me fat që e kam”.

4 Nëntor 2023, 08:00 Nga DOSJA
Luis Enrique pas fitores: “Pashë PSG-në më të bukur

FRANCE - Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është shprehur shumë i kënaqur me përmbajtjen e ndeshjes së lojtarëve të tij kundër Montpellier (3-0) këtë të premte, por ka vlerësuar edhe paraqitjen e kundërshtarëve të tij. Lee Kang-In (10’), Zaire-Emery W (58’), Vitnha (66’), ishin autorët e kësaj fitoreve, për javën e 11-të të kampionatit.

“Paris mbetet në pesë fitore, a është çliruar skuadra juaj?
Mendoj se kjo është ajo që ne kërkojmë, të kemi rezultatet më të mira dhe t'i kemi ato me idenë tonë për lojën. Ajo që shoh është pozitive dhe objektivi është të vazhdojmë të jemi efikas dhe të përmirësojmë performancat tona.

A jeni të kënaqur me përmbajtjen sonte?
Pa asnjë dyshim. Më duhet t'ju them se mendoj se kam parë ekipin më të bukur në “Parc des Princes”. Montpellier është një ekip që më pëlqeu shumë. Kanë lojtarë cilësorë. Është e vështirë të gjesh hapësira. Shfrytëzuam rastin tonë të parë që shënuam, gjë që na qetësoi pak.

 Çfarë mendoni për fillimin e sezonit të Kolo Muanit?
Ai ishte vendimtar në të gjitha ndeshjet që luajti, si dhe Ramos e Asensio. Ai është një lojtar dinamik që mund të luajë në disa pozicione. Jam shumë i kënaqur me numrin tim 9. Randal gjithashtu ka një mentalitet të madh.

Lee pati një ndeshje të shkëlqyer, a është ai një lojtar i rëndësishëm për ju?
Ai është një lojtar që ka luajtur në Spanjë për një kohë të gjatë, të cilin e njoh shumë mirë. Është një rekrutim i mrekullueshëm nga Luis Campos dhe klubi, jam shumë me fat që e kam. Ai është një lojtar që është shumë tërheqës për këdo. Ai i reziston presionit, merr vendime të mira, shënon gola... Ai ka këtë uri për të luajtur, është shumë e rëndësishme për këtë lloj lojtari”.

B.T (Dodja.al)

Sondazh

Poll