Sport

Një i ri shpallet “Lojtari më i mirë” i MLS-së, para fituesit të “Topit të Artë” Leo Messi...

I shpërblyer mbrëmjen e së hënës me “Topin e Artë” të 8-të, Lionel Messi (Inter Miami) u mposht nga greku Giorgos Giakoumakis (Atlanta United) në votat për titullin e më të mirit të sezonit në MLS.

4 Nëntor 2023, 07:30 Nga DOSJA
Një i ri shpallet “Lojtari më i mirë” i MLS-së,

SHBA - I shpërblyer këtë të hënë me “Topin e Artë” të tetë, Lionel Messi nuk mori çmimin për lojtarin më të mirë në MLS. 

Sezoni i trishtë i Inter Miamit, i parafundit në Konferencën Lindore dhe i pakualifikuar për në “play-off”, bëri të vetën dhe trofeu iu dha këtë të enjte lojtarit të Atlanta United, Giorgos Giakoumakis.

Kampioni i botës 2022, i cili u nënshkrua vetëm këtë verë me Inter Miami, doli vetëm në vendin e dytë në vota. Paraqitjet e tij në Kupën e Ligës (10 gola në 7 ndeshje) nuk mjaftoi për të mposhtur përshtatjen e mirë të sulmuesit 28-vjeçar, i ardhur nga Celtic Glasgow (2021-2023). 

I riu grek ka shënuar 17 gola në 28 ndeshje këtë sezon dhe përfundon pas Denis Bouanga (Los Angeles FC, 20 gola) në renditjen e golashënuesve më të mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll