Sport

Një nga bizneset në Spanjë e yllit Cristiano Ronaldo, objekt i kontrollit tatimor...

Ministria e financave e Spanjës ka hapur një dosje për klinikën e transplantit të flokëve të Cristiano Ronaldos që gjoja lëshon fatura pa TVSH.

3 Nëntor 2023, 17:08 Nga DOSJA
Një nga bizneset në Spanjë e yllit Cristiano Ronaldo, objekt i

SPANJE - Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët që ka një perandori biznesesh. Ylli portugez ka investuar një shumë të konsiderueshme në një sere prej tyre, duke përfshirë edhe një klinikë për mbjelljen e flokëve.

Megjithatë, duket se shërbimi tatimor i Spanjës ka hapur një dosje për këtë biznes të veçantë, për shkak të lëshimit të faturave pa TVSH për qindra klientë midis viteve 2019 dhe 2021, siç raporton “Confidencial”.

Nga ana e kompanisë pretendohet se personat me “alopeci” janë të përjashtuar nga taksat, pasi është sëmundje dhe ofrohen shërbime mjekësore për diagnostikim, parandalim dhe mjekim.  Përkundrazi, Ministria e Financave nga ana e saj konsideron se ato janë bërë thjesht për qëllime estetike dhe duhet përfshirë në 21% TVSH.

Pasi kompania e sulmuesit të Al Nassr dorëzoi një raport nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe një opinion nga një mjek i specializuar në dermatologji, në të cilin argumentohet se “alopecia” është një sëmundje dhe se kërkohet një "trajtim mjekësor" transplanti. Gjithsesi, çështja është në duart e avokatëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll