Sport

“Messi dhe Ronaldo s'mund të jenë shembuj për të rinjtë”. Deklarata befasuese e ish-talentit që u largua nga futbolli 32 vjeç...

Bojan Krkic (33 vjeç) njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në pranverën e vitit 2023.

3 Nëntor 2023, 19:04 Nga DOSJA

“Messi dhe Ronaldo s'mund të jenë shembuj për të

SPANJE - Në një intervistë dhënë për shtypin në Spanjë, ish-ylli i katalanasve ka bërë një rrëfim që ka shkaktuar shumë reagime.

Lojtari shpjegon se Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, nuk duhet të merren si shembuj pasi ato përfaqësojnë përjashtime, duke shpjeguar edhe arsyen që qëndron pas kësaj deklarate.

"Messi, Ronaldo apo Nadal, nuk janë raste të zakonshme, janë të jashtëzakonshëm. Nuk mund të jenë shembuj për të rinjtë. Mund të jesh i suksesshëm edhe pa u ngritur në nivelin e tyre. Për mua, Sergio Canales është një sportist i suksesshëm, sepse ka dëmtuar gjurin tri herë dhe arriti në ekipin kombëtar. Joselu, në moshën 33, arriti te Real Madrid",- tha Krkic, cituar nga “AS”. 

Bojan Krkic krijoi entuziazëm të madh pas minutave të para të luajtura, por ai nuk arriti t'i përmbushte pritshmëritë, i rrënuar edhe nga dëmtimet, dhe në vitin 2014 u shit te AS Roma. 

Ish-lojtari katalanas i ka “përforcuar” fjalët e tij, duke rrëfyer vështirësitë që ka përjetuar. “Ju kaloni nga të qenit person, në një personazh. Në moshën 17-vjeçare, më duhej të luftoja kundër etiketës "Messi i ri". Ju mësoni të largoheni nga etiketat e jashtme dhe bëheni të vetëdijshëm, se cilat janë kufijtë tuaj dhe i pranoni ato. Është e vështirë për të menaxhuar. 

“Messi dhe Ronaldo s'mund të jenë shembuj për të
Leo Messi dhe Bojan Krkic, kur luanin bashkë te Barcelona

E mira e momenteve të tilla është se nuk jeni të vetëdijshëm për atë që po gjeneroni. Ju po përmbushni ëndrrën tuaj të fëmijërisë. Nuk kam qenë në dijeni të përmasave të skenarit në të cilin jam futur në moshën 17-vjeçare”,- ka treguar Krkic, cituar nga “Marca”. 

● Ai luajti 163 ndeshje për FC Barcelona, ​​duke shënuar 41 gola dhe duke dhënë 19 asistime. 

● Stoke City, AS Roma, Ajax Amsterdam, CF Montreal, AC Milan, Vissel Kobe, Deportivo Alaves dhe FSV Mainz janë klubet e tjerë për të cilat ka luajtur Krkic. 

● Ai fitoi 11 trofe me grupin katalanas dhe dy të tjerë me Ajax Amsterdam. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll