Sport

Xavi: "Nuk ka asnjë mosmarrëveshje me Gündoğan, kultura e tij është ndryshe"

Trajneri katalanas, Xavi dhe drejtori sportiv i klubit, Deco, i dhanë fund skenarëve që donin të kishte dridhje në marrëdhëniet e Barcelonës me İlkay Gündoğan.

3 Nëntor 2023, 16:17 Nga DOSJA
Xavi: "Nuk ka asnjë mosmarrëveshje me Gündoğan, kultura e

SPANJE - Janë krijuar re për marrëdhënien e Barcelonës me Ilkay Gündoğan, pas reagimit të gjermano-turkut për derbin ndaj Real Madridit dhe lëvizjes së tij për t'u tërhequr nga fotografia në grup e katalanasve në galanë e “Topit të Artë”.

Ish-lojtari i Manchester City i kritikoi bashkëlojtarët e tij për mënyrën se si e trajtuan humbjen 2-1 ndaj Real Madridit, duke thënë: “Të gjithë në dhomën e zhveshjes janë të zhgënjyer, por sidomos pas një ndeshje kaq të madhe, dua të shoh më shumë zhgënjim dhe zemërim. Dhe ky është problemi. Duhet të reagosh, të zemërohesh."

Trazirat e brendshme duket se janë në fund për klubin, me drejtorin sportiv Deco, që deklaroi se çështja e Ilkay Gündoğan pas diskutimeve të mbajtura në dhomën e zhveshjes konsiderohet e mbyllur. Edhe raporti i trajnerit të Barcelonës, Xavi, ishte në të njëjtën mënyrë.

"Nuk ka asnjë problem të brendshëm me fjalët e Gündoğan. Ai thjesht donte të sqaronte se me ekipin jemi të gjithë në të njëjtën faqe. Është një mentalitet fitues,"- tha ai krahasuar, përpara se të shtonte se reagimet e tij ishin edhe për shkak të ndryshimit të kulturës së gjermano-turkut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll