Sport

Sheikët e Newcastle po mendojnë për zgjerimin e kapacitetit të “St. James Park”...

Newcastle është në bisedime me grupin e projektimit arkitektonik “Populous”.

3 Nëntor 2023, 15:47 Nga DOSJA
Sheikët e Newcastle po mendojnë për zgjerimin e kapacitetit

ANGLI - Sipas raporteve angleze, me drejtuesit e klubit anglez të Newcastle po eksplorojnë mundësinë e zgjerimit të stadiumit “St. James Park”. 

Grupi “Populous” qëndron pas projektimit të stadiumit të Tottenham Hotspur, një investim 1.2 miliardë euro, me ‘Magpies’ që gjithashtu kërkojnë të zgjerojnë terrenin e klubit të Premier League me 10.850 vende.

Me rritjen e kërkesës për bileta për ndeshjet në shtëpi të Newcastle këtë sezon, të gjitha ndeshjet e mbetura në “St. James Park” janë një hap larg shitjes, ndaj pronarët sauditë të klubit shpresojnë që kapaciteti përfundimtar i stadiumit pas zgjerimit të shkojë në 62.850 shikues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll