Sport

Frenki De Jong nuk u stërvit me Barcelonën, nuk është gati as për Sociedad...

Holandezi Frenki De Jong nuk është stërvitur me pjesën tjetër të lojtarëve në seancën e fundit stërvitore të Barcelonës dhe është i përjashtuar për ndeshjen e ardhshme kundër Real Sociedad.

3 Nëntor 2023, 15:24 Nga DOSJA
Frenki De Jong nuk u stërvit me Barcelonën, nuk është gati

SPANJE - Frenki De Jong nuk mori pjesë në seancën e fundit stërvitore të Barcelonës, përpara ndeshjes së 12-të të La Ligas kundër Real Sociedad.

Kësisoj holandezi nuk do të mund të hyjë në listën e ngushtë të Xavi Hernandez, ndryshe nga Pedri që po stërvitet normalisht dhe pritet të përfshihet në përzgjedhjet e trajnerit të tij për udhëtimin në San Sebastian.

Xavi ka rikuperuar shumë nga... ‘ushtarët’ e tij, megjithëse disa prej tyre kanë ende nevojë për kohë për të shmangur rikthimin. Prandaj, plani është që ata të kthehen gradualisht, duke marrë disa minuta pjesëmarrje.

Barça ka një ndeshje shumë kërkuese kundër Real Sociedad (e pesta në renditje) përpara saj dhe më pas do të udhëtojë në Hamburg për t'u përballur me Shakhtar Donetsk në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll