Sport

Casemiro jashtë radhëve të Manchester United për “disa javë”!

Një tjetër problem për Erik Ten Haag, “Djajtp e Kuq” njoftojnë se mesfushori brazilian do të mungojë për “disa javë”.

3 Nëntor 2023, 15:13 Nga DOSJA
Casemiro jashtë radhëve të Manchester United për “disa

ANGLI - Mesfushori me eksperiencë i Manchester United, braziliani Casemiro do të mungojë për “disa javë” për shkak të një dëmtimi në kavilje. 

Pasi humbi tre ndeshje, 31-vjeçari u kthye, si kapiten, në humbjen e rëndë të skuadrës së tij kundër Newcastle të mërkurën dhe u zëvendësua në pjesën e parë.

Sot, siç informuan “Djajtë e Kuq”, braziliani do të mungojë për disa javë, duke i shtuar një tjetër dhimbje koke trajnerit të tij, holandezin Erik ten Haag.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll