Sport

Yaya Toure, ndihmës i Mancinit te kombëtarja e Arabisë Saudite

Yaya Toure është emri i fundit i madh që shkon në Arabinë Saudite, teksa lidhet me ish-trajnerin e tij të Manchester Cityt, Roberto Mancini, si ndihmës traajner i ekipit kombëtar.

3 Nëntor 2023, 14:50 Nga DOSJA
Yaya Toure, ndihmës i Mancinit te kombëtarja e Arabisë Saudite

ARABIA SAUDITE - Yaya Toure i është bashkuar Arabisë Saudite, si ndihmës trajner i Roberto Mancinit, ish-trajnerit të tij të Manchester Cityt. Ai do të jetë pjesë në stafin e trajnerëve të Mancinit.

Trajneri italian kaloi katër vjet në krye të City nga 2009 deri në 2013, duke ndihmuar klubin të fitonte titullin e parë të Premierligës në sezonin 2011-12. Ai nënshkroi me Toure nga Barcelona në vitin 2010 dhe ish-ylli i Bregut të Fildishtë u bë legjendë me klubin anglez, pasi fitoi tre tituj të Premier League dhe katër trofe të tjerë gjatë tetë sezoneve në “Etihad”.

Mesfushori më vonë luajti në Greqi për Olympiakos dhe skuadrën kineze Qingdao Huanghai përpara se të tërhiqej. Krahas periudhës së tij në Standard Liège, ai ka trajnuar edhe në Olimpikun e Ukrainës në Donetsk, në Akhmat Gozni të Rusisë dhe në akademinë e Tottenhamit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll