Politike

Tensione në selinë e Kuvendit/ Salianji: E përdorin Gardën për punonjës personal

Kujtojmë se seanca u shty për në orën 13:00 pasi më herët nuk u lejua zhvillimi i mbledhjes për shkak të bllokimit nga opozita. 

1 Nëntor 2023, 12:54 Nga r.ll
Tensione në selinë e Kuvendit/ Salianji: E përdorin Gardën
foto nga kuvendi

TIRANË- Tensionet në selinë e Kuvendit vijojnë akoma, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk lejohen nga punonjësit e Gardës të futen në sallën ku po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. 

Salianji akuzoi mazhorancën se po i përdo punonjësit e Gardës si punonjës personal të tyre. 

"Punonjësit e Gardës i përdorin si punonjës personal dhe ju japin urdhra", tha Salianji. 

Kujtojmë se seanca u shty për në orën 13:00 pasi më herët nuk u lejua zhvillimi i mbledhjes për shkak të bllokimit nga opozita.  Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./Dosja.al

ervin salian

Sondazh

Poll