Politike

"I kanë mbyllur të gjitha dyert"/ Deputetët e opozitës tentojnë të futen brenda sallave, garda rrethon zyrat

Deputetët e opozitës janë përplasur me gardën dhe kanë hapur me forcë dyert nëpër sallat e komisioneve.

1 Nëntor 2023, 12:54 Nga a,b
"I kanë mbyllur të gjitha dyert"/ Deputetët e
Deputetet

TIRANË- Deputetët e opozitës janë rikthyer sërish në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e opozitës janë përplasur me gardën dhe kanë hapur me forcë dyert nëpër sallat e komisioneve.

'I kanë mbyllur të gjitha dyert'- thonë deputetët.

‘Edhe në kohën e diktaturës nuk të pengonte njeri. Na jepni një shkresë ku thuhet nuk lejohen deputetët.’’- tha Noka.

Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./Dosja.al

opozita ne kuvend

Sondazh

Poll