Politike

"Vetëm fillimi", Berisha: Do të jem te Konferenca e Kryetarëve, bashkë me deputetët e opozitës

Berisha tha për gazetarët se ai bashkë me deputetët e opozitës, do të jenë aty ku u thërret detyra, ndërsa paralajmëroi Ramën se ku është vetëm fillimi.

1 Nëntor 2023, 11:37 Nga r.ll
"Vetëm fillimi", Berisha: Do të jem te Konferenca e
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se do të jetë i pranishëm sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila u shty për në orën 13:00.

Berisha tha për gazetarët se ai bashkë me deputetët e opozitës, do të jenë aty ku u thërret detyra, ndërsa paralajmëroi Ramën se ku është vetëm fillimi.

“Asgjë tjetër, ia dërgoi një organizate tjetër kriminale, siç është SPAK. I cili funksionon si i tëri nën këmbët e Edi Ramës, me fabrikime dhe falsifikime. Me lidhje me bandat dhe krimin. Dhe në këtë aspekt nuk ka habi se pse këta i drejtohen tani SKAP-it të partisë. I bindur të jesh ti, që demokratët janë të vendosur shumë kësaj here. I them Edi Ramës; ky është vetëm fillimi. Deputetët do të jetë aty ku i thërret detyra. Do të jemi të gjithë. Në krah. Deputetët do të jenë aty ku e kanë vendin. Beteja, betejë!”, tha ai.

Shtyrja u bë si pasojë e bllokimit nga deputetët e opozitës që donin të pengonin zhvillimin e mbledhjes. Pjesa e parë e mbledhjes gjatë së cilit do të bëhet prezantimi nga z. Mete do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll