Politike

Qëlloi me grusht deputetin Vullnet Sina, PS kallëzon penalisht Bledjon Nallbatin

Çuçi shkruan se nuk do të tolerojë asnjë akt dhune dhe fton organet ligjzbatuese t'i shkojnë deri në fund ngjarjes së ndodhur në seancë e fundit parlamentare. 

1 Nëntor 2023, 10:23 Nga r.ll
Qëlloi me grusht deputetin Vullnet Sina, PS kallëzon penalisht Bledjon
Kuvendi

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Bledi Çuci ka njoftuar se ka kryer kallëzim penal për deputetin e opozitës Bledjon Nallbati pasi goditi me grusht në Kuvend, deputeti socialist Vullnet Sina. 

Çuçi shkruan se nuk do të tolerojë asnjë akt dhune dhe fton organet ligjzbatuese t'i shkojnë deri në fund ngjarjes së ndodhur në seancë e fundit parlamentare. 

POSTIMI I PLOTË: 

Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina. Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin. Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t'i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament.

Qëlloi me grusht deputetin Vullnet Sina, PS kallëzon penalisht Bledjon

Kujtojmë se ditën e djeshme deputeti Vullnet Sina u shpreh se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj Nallbatit, por tha se do të mbështesë çdo vendim që do të marrë grupi parlamentar i Partisë Socialiste. 

Si ndodhi incidenti në Kuvend?

Seanca plenare e 30 tetorit u shoqërua me debate dhe diskutime të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Më pas debatet mes tyre degraduan deri në konfrontim fizik. Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati goditi me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina. Nallbati fillimisht iu drejtua karriges së deputetit socialist Vullnet Sinaj duke i shkulur mikrofonin, duke bërë që ky i fundit të ngrihet në këmbë. Pasi e shtyn, Nallbati e godet me grusht, duke e kapur lehtë deputetin e PS, pasi ndërhyjnë për t'i ndarë deputetët e tjerë të pranishëm. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla pezulloi seancën dhe më pas u mor vendimi për përjashtimin e deputetit Bledjon Nallbati.

bledjon nallba bledi çuçi vullnet sina

Sondazh

Poll