Politike

A rrezikon burgun deputeti i PD? Berisha: Demokratët janë të vendosur kësaj here

Berisha u shpreh se demokratat janë të vendosur, si dhe iu drejtua me një mesazh Ramës duke i thënë se ky është vetëm fillimi.

1 Nëntor 2023, 11:39 Nga A.B
A rrezikon burgun deputeti i PD? Berisha: Demokratët janë të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se mos deputeti Bledion Nallbati rrezikon burgun pas kallëzimit që PS bëri për të pas dhunës në Kuvend. Berisha u shpreh se demokratat janë të vendosur, si dhe iu drejtua me një mesazh Ramës duke i thënë se ky është vetëm fillimi.

Pyetja- Nallbati rrezikon burgun pas kallëzimit të PS-së, sa do të sakrifikojnë deputetët demokratë?

Berisha: Demokratët janë të vendosur kësaj here. Mund ti them Edi Ramës se ky është vetëm fillimi, ta dijë Edi Rama.

Pyetja- Mbledhja u shty, a do të ktheheni në 13:00?

Berisha: Deputetët do të jenë aty ku i thërret detyra. Të gjithë. Deputetët do të jenë aty ku e kanë vendin, beteja është betejë.

sali berisha

Sondazh

Poll