Politike

Goditi me grusht deputetin socialist/ Çfarë dënimi rrezikon deputeti i opozitës, Bledjon Nallbati?

Kujtojmë se ditën e djeshme deputeti Vullnet Sina u shpreh se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj Nallbatit, por tha se do të mbështesë çdo vendim që do të marrë grupi parlamentar i Partisë Socialiste. 

1 Nëntor 2023, 12:03 Nga r.ll
Goditi me grusht deputetin socialist/ Çfarë dënimi rrezikon
bledjon nallbati

TIRANË- Deputeti i opozitës Bledjon Nallbati është kallëzuar penalisht ditën e sotme nga Partia Socialiste pasi në seancën e fundit parlamentare goditi me grusht deputetin socialist Vullnet Sina.

Në kallëzim shkruhet se provohen qartë se 4 elementët përbërës të veprës penale "Goditjes për shkak të detyrës" janë plotësuar në mënyre kumulative, për këto arsye, ka të dhëna të mjaftueshme për të filluar ndjekjen penale ndaj Bledion Nallbati për shkak të konsumimit të veprës penale të "Goditjes për shkak të detyrës" parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Por çfarë parashikon neni 237 i Kodit Penal?

"Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet"

Kujtojmë se ditën e djeshme deputeti Vullnet Sina u shpreh se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj Nallbatit, por tha se do të mbështesë çdo vendim që do të marrë grupi parlamentar i Partisë Socialiste. 

Si ndodhi incidenti në Kuvend?

Seanca plenare e 30 tetorit u shoqërua me debate dhe diskutime të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Më pas debatet mes tyre degraduan deri në konfrontim fizik. Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati goditi me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina. Nallbati fillimisht iu drejtua karriges së deputetit socialist Vullnet Sinaj duke i shkulur mikrofonin, duke bërë që ky i fundit të ngrihet në këmbë. Pasi e shtyn, Nallbati e godet me grusht, duke e kapur lehtë deputetin e PS, pasi ndërhyjnë për t'i ndarë deputetët e tjerë të pranishëm. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla pezulloi seancën dhe më pas u mor vendimi për përjashtimin e deputetit Bledjon Nallbati.

bledjon nallbati vullnet sina

Sondazh

Poll