Politike

U bllokua nga opozita, shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Shtyrja u bë si pasojë e bllokimit nga deputetët e opozitës që donin të pengonin zhvillimin e mbledhjes.

1 Nëntor 2023, 11:10 Nga r.ll
U bllokua nga opozita, shtyhet mbledhja e Konferencës së
deputet e opozites

TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shtyrë për në orën 13:00, ka njoftuar Kuvendi. Shtyrja u bë si pasojë e bllokimit nga deputetët e opozitës që donin të pengonin zhvillimin e mbledhjes.

Në njoftimin e Kuvendit bëhet me dije se pjesa e parë e mbledhjes ku do të bëhet prezantimi i projektligjit "Për buxhetin e vitit 2024" nga ministri i Financave do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

NJOFTIMI:

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për zhvillimin e Konferencës së Kryetarëve, në të cilën do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, ju njoftojmë se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.

Pjesa e parë e mbledhjes gjatë së cilit do të bëhet prezantimi nga z. Mete do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./Dosja.al

opozita ne kuvend

Sondazh

Poll