Politike

Noka përplaset me Klosin për situatën në Kuvend: Ty të duhen mercenarët, por unë do të luftoj

Sipas tij, shumicës i duhen mercenarë si Basha apo Alibeaj, por opozita do të luftojë për të fituar të drejtat që i takojnë me ligj në Parlament.

30 Tetor 2023, 22:07 Nga h.k
Noka përplaset me Klosin për situatën në Kuvend: Ty të
Debati

TIRANË-Deputeti i PD, Flamur Noka dhe ai i PS Blendi Klosi kanë debatuar ashpër sot në një studio televizive. Në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me aksionin e opozitës sot në Kuvend që përfundoi në konfrontim fizik me deputetët e mazhorancës, Noka dhe Klosi kaluan në diskutim me tensione. 

Noka u shpreh se është e papranueshme që mazhoranca në Kuvend t’i diktojë opozitës kryetarin e partisë apo kryetarin e grupit. Sipas tij, shumicës i duhen mercenarë si Basha apo Alibeaj, por opozita do të luftojë për të fituar të drejtat që i takojnë me ligj në Parlament.

Ti merr përsipër të na caktosh kryetarin e partisë, kryetarin e grupit dhe të jesh Kushtetuta, kur unë si grup parlamentar që drejtohet nga Gazment Bardhi jo Lulzim Basha. Ty si pushtet të duhen mercenarë, Basha dhe Alibasha janë mercenarë të Ramës. Provat janë që po bëni gjithçka për të zhbërë opozitën unë do luftoj. Mua më keni shpallur armik me kohë, jo ne ata që regjimi i njeh akoma si deputetë të PD kanë firmosur për përbërjen e një komisioni parlamentar”, ta Noka.

flamur noka blendi klosi

Sondazh

Poll