Politike

Gjyqi për Sali Berishën, paraqiten 2 avokatët e caktuar nga shteti (EMRAT)

Dy avokatët e shtetit u caktuan pasi mbrojtësit e Berishës braktisën seancën.

26 Tetor 2023, 09:56 Nga A.B
Gjyqi për Sali Berishën, paraqiten 2 avokatët e caktuar nga
Sali Berisha

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, për vlerësimin e masës së sigurisë për sa i takon çështjes së privatizimit të Partizanit. Dosja.al ka mësuar dy emrat e avokatëve të shtetit që do të mbrojnë Berishën. Bëhet fjalë për Jalldys Kastrati dhe Rabie Cenalia.

Dy avokatët e Berishës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesoi braktistën një ditë më parë seancën në GJKKO, pasi u rrëzuan kërkesat e tyre për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, si dhe dërgimin e rastit Berisha në Kushtetuese. Nuk vonoi shumë, e GJKKO caktoi Artan Simonin si avokat të Berishës, mirëpo edhe këtë të fundit e hoqi.

GJKKO ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për Berishën, si dhe i ndalon largimin jashtë vendit, ndërkohë që në pranga u vu dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili përveç korrupsionit akuzohet dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Të dy ata janë pjesë e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani./Dosja.al

sali berisha gjyqi per berishen jalldis kastrati rabije cenalia

Sondazh

Poll