Politike

Mblidhet kryesia e PD-së: Rama si Putini do të fus opozitën në burg, përpara është procesi shekullit

25 Tetor 2023, 12:47 Nga DOSJA

Mblidhet kryesia e PD-së: Rama si Putini do të fus opozitën

TIRANË- Mblidhet kryesia e PD-së: Rama si Putini do të fus opozitën në burg, përpara është procesi shekullit

Berisha:Së pari ju përshëndes dhe e thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar mbi një situate, sa recente aq edhe e kahershme, për të diskutuar një gjendje të opozitës shqiptare e cila, pas daljes së saj jashtëkontrollit dhe të Edi Ramës, për mbajtjen e saj në kontrollin e tij, u nis një betejë më e egra dhe më e turpshmja dhe më anti-demokratikja, më anti-kombëtarja ndaj opozitës. Mirëpo fal idealeve demokratike të qytetarëve shqiptarë, për ti mbrojtur ato ideale, ky projekt që synon shkatërrimin e kombit shqiptar, apo krijimin e kombit të dëshpërimit dhe më i pasuri në begati dhe pasuri natyrore. Rrënimi i opozitës është rrënimi i kombit dhe në trojet shqiptare dhe as në Kosovë, në një hark kohor 8 vjecar, nuk ka larguar nga 35 përqind të kombit sic jetojnë në Shqipëri. Në Shqipëri opozita është një armike e egër dhe njëlloj si në idelogjinë e tyre. Ndaj saj mund të merret cdo masë. Kur thashë se regjimit i doli kontrolli mbi opozitën, nuk thash që nu ki ka dal shoqëria. Me aktet dhe me konrtollin policior të vullnetit të qytetarëve, Edi Rama defakto vjen në parlament dhe që përfaqëson rreth 600 mijë shqiptarë që hodhën votën kundër tij. Nuk ka një opozitë parlamentare si opozita e Shqipërisë. Një opozitë që nuk e mirëpresin agjencitë e huaja. Një opozitë së cilës i shkelmohen të drejtat hetimore për komisione, një opozitë nuk thërret dot ministra për llogaridhënie dhe një opozitë që bën ligje dhe që Edi Rama i mbyll ato në sirtarin e parlamentit. Ai mendoi se tani këta u ambientuan me këtë situatë, ai mendon se këtyre që u grabia votën dhe ia mora siglën, këta tani janë një grup që si konsideron kush. Mendoj se grupit parlamentar i dha përgjigjen e kësaj situate. Deputetët u ngritën vetë për betejën. Sot janë 600 mijë qytetarë të cilët ndjekin me shqetësim shumë të madh këto zhvillime, shpresa e tyre jemi ne. Pasi Edi Rama e pa që nuk ka, pasi e kuptoi që kjo betejë është pa kthim, në një akt unik në historinë e botës ai vendos të kufizojë lëvizjen pa parlament kryetarit të opozitës. Ka hyrë në procesin politik të shekullit. Edhe Putini dënon opozitar dhe Lukashenku. Këtu Edi Rama me dy tre larot e tij, merr përsipër t’i bëj gjyqin reformave që transformuan këtë vend.

Sondazh

Poll