Politike

"Rama nuk ndalet për asgjesimin e Opozitës"/ Berisha: Erdhi koha e betejës, të shpërndahemi në bazë

25 Tetor 2023, 12:59 Nga h.k
"Rama nuk ndalet për asgjesimin e Opozitës"/ Berisha: Erdhi
Sali Berisha ne mbledhje me kryesine

TIRANË-"Rama nuk ndalet për asgjesimin e Opozitës"/ Berisha: Erdhi koha e betejës, të shpërndahemi në bazë

Berisha:Tani është koha për betejë. Tani është koha të ngrihemi për demokracinë dhe dinjitetin ne këtë vend. Ne nuk mund të pranojmë dhe kjo është një dëshmi e radhës për një betejë për kthim. Tani beteja pa kthim kërkon sakrifica nga cdo demokrat, unë jam i bindur se problemet të cilat përballen demokratët janë shumë të mëdha, zgjidhje tjetër është mobilizimi. Ndaj dhe mesazhi im është ky sot. Mesazhi im është të bëjmë gjithcka dhe të shpërndahemi në cdo qytet. Rama nuk ndalet në asgjesimin e opozitës. Nuk ndodh kund në botë që të bëhet një samit për të anulluar vizat e gjysmës së kombit. Kjo situatë kërkon përgjigje, ndaj ne të shpërndahemi në një takim me bazën tonë. Ne do qëndrojmë deri sa të qëndrojmë të lirë.

sali berisha

Sondazh

Poll