25 Tetor 2023, 21:54
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen Beleri. Duke folur për median greke SKAI, Berisha thekson se aktakuza kundër kryetarit të zgjedhur të Himarës është e sajuar dhe dëshmitari mbi të cilin ishte bazuar prokuroria për tentativë blerje votash, është paguar 7 mijë euro për shërbimet e tij.
"E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë”. Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale”. Ky provokator ka mbledhur para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro” tha Berisha.
Berisha shprehet se ka prova se shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor të akuzës ndaj Fredis Belerit është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.
“Më është dhënë (informacioni) në mënyrë shumë konfidenciale, por duke qenë se fondet janë përdorur në mënyrë të paligjshme dhe të papranueshme, shpall publikisht në Shqipëri dhe kudo se ky është një veprim shumë i trishtuar dhe i paligjshëm”, tha Berisha.
Kryetari i PD-së këmbëngul se dëshmia dhe videot kundër Belerit janë të pavlefshme, pasi denoncuesi kryesor është paguar.
“Ai i kërkoi provokatorit të organizonte planin. Nuk mund ta toleroja këtë praktikë. Informacioni i saktë për shpërblimin e tij më ka mbërritur vetëm dy ditë para se ta zbuloja atë” tha Berisha.
Berisha e quan Belerin të burgosur politik dhe e lidh burgosjen e tij me dëshirën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë.
sali berisha
Politike
25 Tetor 2023, 20:06
I.A
Shkëlzen Berisha
TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme caktoi avokat mb...
Politike
25 Tetor 2023, 17:28
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në forumin Global Gateway për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin ...
Politike
25 Tetor 2023, 15:33
Sali Berisha
TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar për mediat se si do vijojë aksioni politik i opozitës në seancë...
Politike
25 Tetor 2023, 15:04
h.k
Jozefina Topalli
TIRANË-Jozefina Topalli ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilat tha ...
Politike
25 Tetor 2023, 14:18
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka 'bojkotuar' sërish seancën e sotme në GJKKO në lidhje me...
Politike
25 Tetor 2023, 13:16
A.B
Olta Xhaçka
TIRANË- Ish-ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pas lajmit se SPAK ka sekuestruar pronën e bashkëshortit të...
Politike
25 Tetor 2023, 12:59
h.k
Sali Berisha ne mbledhje me kryesine
TIRANË-"Rama nuk ndalet për asgjesimin e Opozitës"/ Berisha: Erdhi koha e betejës, të shp&eu...
Politike
25 Tetor 2023, 12:47
TIRANË- Mblidhet kryesia e PD-së: Rama si Putini do të fus opozitën në burg, përpara është procesi shekullit
Berisha:...
Politike
25 Tetor 2023, 12:24
f.i
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi gjyqtaren e çështjes për kompleksin Partizani, Irena Gjo...
Politike
25 Tetor 2023, 12:11
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike paraditen e sotme gjatë një konference për shtyp është...