Politike

Seanca për masën e sigurisë, Berisha nuk shkon në GJKKO, paraqiten dy avokatët e tij

Gjykata e Posaçme mban sot seancën e marrjes në pyetje të Berishës, pas caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv” në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

25 Tetor 2023, 14:18 Nga A.B
Seanca për masën e sigurisë, Berisha nuk shkon në GJKKO,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka 'bojkotuar' sërish seancën e sotme në GJKKO në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit 'Partizani'. Avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme për të marrë pjesë në seancën e marrjes në pyetje të Berishës.

Seanca për masën e sigurisë, Berisha nuk shkon në GJKKO,

Gjykata e Posaçme mban sot seancën e marrjes në pyetje të Berishës, pas caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv” në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Ashtu sikurse dje, edhe sot ish-kryeministri Berisha pritet të mos jetë prezent, por të përfaqësohet nga dy avokatët mbrojtës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi.

Gjykata është duke vlerësuar ende mundësinë për të mbajtur një proces gjyqësor me dyer të mbyllura me një avokat falas, në rast se Berisha apo mbrojtja e tij nuk do të jenë prezentë në seancë./Dosja.al

sali berisha genc gjokutaj sokol mengjezi

Sondazh

Poll