Politike

"S'mund të më bëjë moral"/ Sekuestrimi i truallit të bashkëshortit, Xhaçka i kthehet Berishës: Shpifës me nam!

Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh, sipas saj, është pjesë e një procesi që nuk e komenton.

25 Tetor 2023, 13:16 Nga A.B
"S'mund të më bëjë moral"/ Sekuestrimi i
Olta Xhaçka

TIRANË- Ish-ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pas lajmit se SPAK ka sekuestruar pronën e bashkëshortit të saj në jug. Ajo e cilëson kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha si “kusar me damkë dhe shpifës” që s’mund t’i bëjë kujt moral.

Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh, sipas saj, është pjesë e një procesi që nuk e komenton.

REAGIMI:

Nje kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral. Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!

olta xhacka

Sondazh

Poll