Politike

"Jemi në Republikë Parlamentare jo të Prokurorëve"/ Topalli: Sulmi ndaj Berishës politik

Topalli ka thënë se Shqipëria është një Republikë Parlamentare dhe jo një Republikë e Prokurorëve duke kujtuar se procesi, sipas saj është i ngjashëm me diktaturën. 

25 Tetor 2023, 15:04 Nga h.k
"Jemi në Republikë Parlamentare jo të
Jozefina Topalli

TIRANË-Jozefina Topalli ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilat tha se janë sulm politik ndaj kryetarit të opozitës. Topalli ka thënë se Shqipëria është një Republikë Parlamentare dhe jo një Republikë e Prokurorëve duke kujtuar se procesi, sipas saj është i ngjashëm me diktaturën. 

"Kjo është një cështje e opozitës dhe kjo nuk është një gjë e thjeshtë. Ka shumë variante të them të drejtën. Krahasojini me vendet e tjera këto që i janë bërë opozitës me vendet e tjera. Po tentojnë ta blejnë dhe ta përcajnë, edhe po tentojnë ta asgjesojnë, për t’i qëndruar totalitarizmit. Ju historinë e Partisë Demokratike e dini nga Lulzim Basha. Kur hoqi Berishën më 21-sh, i dolën vetëm 3 vetë në mbrojtje. Thelbi është që kjo është betejë ndaj kryetarit të opozitës, që është i vetmi që nuk e kanë blerë. Dhe pastaj të bësh sekuestrime të tilla pa kaluar 24 orë, të kujton vitin 1945. Është shumë e vështirë po shumë e rëndësishme. Është e paprecedent që republika parlamentare të zëvendësohet me republikën e prokurorisë. Janë hequr imunitet gjatë 3 dekadave."

arrestohet jamarber malltezi jozefina topalli

Sondazh

Poll