Politike

“Beteja tani është e pandalshme”/ Berisha: Të premten mblidhet Këshilli Kombëtar për aksionin politik

Duke patur parasysh që herën e fundit, seanca u bllokua pas protestës së opozitës për rrëzimin e Komisioneve Hetimore, Berisha paralajmëroi se e hëna e 30 Tetorit, nuk do të jetë ndryshe.

25 Tetor 2023, 15:33 Nga DOSJA
“Beteja tani është e pandalshme”/ Berisha: Të premten
Sali Berisha

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar për mediat se si do vijojë aksioni politik i opozitës në seancën plenare. Duke patur parasysh që herën e fundit, seanca u bllokua pas protestës së opozitës për rrëzimin e Komisioneve Hetimore, Berisha paralajmëroi se e hëna e 30 Tetorit, nuk do të jetë ndryshe.

"Para 1 jave deputetët nisën betejën pa kthim kundër këtij regjimi.Kur ai pa deputetët që po mbronin të drejtat e tyre, që hapi një proces politik fund e krye. Tani kjo është një luftë për të asgjesuar opozitën. Dita e Enjte në të cilën deputetët të betuar që nisin një betejë pa kthim, ata do ta kenë pa kthim këtë betejë. Kjo është një betejë pa kthim. Edi Rama nuk pranon opozitë tjetër që nuk e kontrollon. Mos prisni që lëvizja jonë do të ndërpritet. Të premten mblidhet Këshilli Kombëtar ku do të diskutohet cdo alternativë."

Sondazh

Poll