Politike

Meta kërkoi anulimin e projektit te Unaza e Re/ Gjylameti: Presidenti, me palën që do Shqipërinë pa drita

4 Shkurt 2019, 12:01 Nga DOSJA
Meta kërkoi anulimin e projektit te Unaza e Re/ Gjylameti: Presidenti, me

TIRANË- Një ditë pas kërkesës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, (lexo këtu), për anulimin e projektit të Unazës së Re, ka ardhur reagimi edhe nga kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Gjylameti thotë se Meta ka dalë nga roli i tij si një president “mbi palët” dhe është pozicionuar qartë tek opozita, që sipas saj, e ‘do Shqipërinë pa rrugë e pa drita’.

Reagimi i plotë:

Partia Socialiste dhe institucionet pranë qeverisë qendrore dhe lokale prej kohësh janë në një komunikim të vazhdueshëm me njerëzit. Nga dita në ditë përgjegjësit publik sipas fushave të caktuara adresojnë kërkesa për zgjidhje dhe përcjellin siguri pranë çdo qytetari në mbarë Tiranën.

Vëmendja jonë nuk ka munguar për rastin e Unazës së Re dhe për banorët e saj. Nga qendrimi pranë familjeve që u vendosën në banesat sociale, nga dëgjesat e vazhdueshme me komunitete të zonës dhe mbi të gjitha nga insistimi i pandalur i projektit për Shqipërinë dhe Tiranën që duam, që ne kemi dashur t’i ofrojmë zhvillimit të kryeqytetit.
Komenti mbi punët e drejtësisë nga Presidenca tregon daljen nga roli për të qenë mbi palët, duke bërë të qartë se Presidenti është me palën që do ta shikoj pa drita dhe rrugë, jo vetëm Unazën e Re dhe banorët e saj, por gjithë Shqipërinë.

Ata që ankohen për Unazën e Re, janë zhurmues, nxitës të bllokimit, dhunës dhe rrëmujës. Por mbi të gjitha janë shkelës të Kushtetutës, militant që nga xhepat e cekët ju duket tesera e PD dhe LSI.
Tiranën e zhvillojnë projektet për njerëzit dhe jo njerëzit që kanë alternativë dhunën.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike banoret e astirit blerina gjylameti edi rama ilir meta projekti te unaza e re banoret e astirit blerina gjylameti edi rama ilir meta projekti te unaza e re

Sondazh

Poll