Politike

Basha në Lezhë e Laç: Rama u bë kryeministri nga Gjushi dhe Niçja, më 16 shkurt t’a rrëzojmë

4 Shkurt 2019, 10:16 Nga DOSJA
Basha në Lezhë e Laç: Rama u bë kryeministri nga Gjushi

LEZHË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Lezhë ku ka takuar qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.

Basha iu ka kërkuar lezhjanëve që të ngrihen më datë 16 shkurt dhe të marrin pjesë në protestën e opozitës.

Kryedemokrati u prit me ovacione dhe tha se qeveria Rama është e kapur nga krimi. Basha tha se Rama u bë kryeministër falë Vangjush Dakos dhe Altin Avdylit, (i njohur ndryshe si Niçja).

Pjesë nga fjala e Bashës në Lezhë:

Askush se paguan naftën më shtrenjtë se shqiptarët, Kudo që kam qenë ka dëgjuar se xhirot kanë rënë. Kjo është gjendja kudo dhe kjo po çon në mbylljen e bizneseve të vogla. Kjo është e papranueshme në tërësi. Kjo do të thotë se ekonomia është në krizë totale. Unë iu garantoj që ne si parti kemi një ndihmë, një plan për biznesin e vogël. Ju jeni pjesë e një zinxhiri të ekonomisë, i cili do të garantojë më shumë mirëqenie.  Energjia që premtoi se do ta ulte, ajo sot është rritur me 100 %.Rama nuk është kryeministër, por atje e kanë çuar Gjushi dhe Nicja. E kanë çuar Bajrët  e Shkodrës dhe Ndokajt në Lezhë. Edi Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur votat e shqiptarëve. E ka kapur Zëri i Amerikës. Të vini me 16 shkurt në Tiranë dhe t’i thoni se ai nuk është kryeministri juaj, por hajduti i votave.

Pas takimit në Lezhë, kryetari i PD, Lulzim Basha është ndalur edhe në Laç, ku është takuar me qytetarët. Basha iu bëri thirrje laçjanëve të vijnë në Tiranë më 16 shkurt.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. Kryetari Lulzim Basha, apeloi dy ditë më parë në Kuvend që qeveria të largohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet qendrore dhe ato lokale.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike demokratet e lezhes lulzim basha protesta e opozites demokratet e lezhes lulzim basha protesta e opozites

Sondazh

Poll