Politike

Epoka Dako/ Valbona Sako e frustruar nga parardhësi? Pas motrës së Vangjushit, heq nga puna edhe zëdhënësin ikonë të soc

26 Tetor 2019, 08:58 Nga DOSJA
Epoka Dako/ Valbona Sako e frustruar nga parardhësi? Pas motrës

DURRËS Një ditë pas dorëheqjes së detyruar të motrës së ish-kryebashkiakut Vangjush Dako nga posti i saj në Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako duket se nuk është mjaftuar… Dje dha dorëheqjen Valbona Qirjako, e cila ka qenë për gati 20 vite, shefe e Sektorit të Buxhetit në Departamentin Ekonomik të Bashkisë, ndërkohë që sot mësohet se nga bashkia është larguar edhe zëdhënësi Dorian Agolli.

Agolli, i njohur edhe si zëdhënës i socialistëve në Durrës, është hequr nga puna, dhe siç bëjnë me dije burimet shkarkimi është bërë nga Sako.

Nuk dihet ende arsyeja pse Sako ka shkarkuar një punonjës, i cili për bazën e socialistëve konsiderohet si një njeri punëtor, i përkushtuar, dhe që kurrë nuk ka patur probleme me mediat.

Tentativa e parë e largimit të Agollit ishte para disa javësh, ku Sako i kishte komunikuar shkarkimin nga detyra, por një telefonatë e kryeministrit Edi Rama, e bëri të ndërrojë mendje… por duket se vetëm për pak kohë. Nga sot, ai nuk është më në detyrë, ndërkohë që sëpata e Valbona Sakos për të hequr nga puna këdo që ka lidhje me epokën “Dako” vazhdon.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorian agolli sherr ne ps shkarkimet ne bashkine e durresit valbona qirjako valbona sako dorian agolli sherr ne ps shkarkimet ne bashkine e durresit valbona qirjako valbona sako

Sondazh

Poll