Politike

Albin Kurti mesazh nga Samiti i Paqes: Të rrëzojmë muret e vogla, t’i bëjmë njerëzit bashkë

26 Tetor 2019, 08:25 Nga DOSJA
Albin Kurti mesazh nga Samiti i Paqes: Të rrëzojmë muret e vogla,

TIRANË- Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në Samitin e Paqes që zhvillohet në Tiranë. Nga ky Samit, Kurti tha se si ndihej në Shqipëri dhe sipas tij këto takime i bëjnë bashkë njerëzit. Kurti bëri thirrje që të rrëzohen muret e vogla që ndajnë njerëzit me qëllim që të përparojmë.

Edhe unë jam sot këtu po si ju mysafir në këtë samit të paqes mirëpo ndihem si në shtëpi dhe në tiranë, porsi në Prishtinë prandaj mirë se keni ardhur dhe mirë se e bejmë njëri tjetrin në këtë takim shumë të rëndësishëm. Them takim të rëndësishëm se këtu njerëzit edhe bëhen bashkë dhe e bëjnë këtë për paqe. Bashkimi për paqe është kushti për paqe dhe më tej mundëson që të qëndrojnë popujt.

Samite të tilla që bëjnë bashkë njerëzit janë tepër ë vlefshme për të ardhmen. Kjo është detyra jonë kryesore, që sa më shumë të mundemi, kur të mundemi ti bëjmë njerëzit bashkë. Në vend të një muri të madh kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë. Paqja është amanet dhe ideal i brezave që u sakrifikuan për të”, tha Kurti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti samiti i paqes në tirane albin kurti samiti i paqes në tirane

Sondazh

Poll