Politike

“Minoriteti nën terror”, kreu i OMONIA-s përgënjeshtron deklaratat e dhëna në mediat greke: Ndihemi të sigurtë (VD)

26 Tetor 2019, 08:35 Nga DOSJA
“Minoriteti nën terror”, kreu i OMONIA-s

BULARAT- Përveç qytetarëve të shumtë dhe politikanë kanë shkaur në Bularat, aty ku po zhvillohet ceremonia përkujtimore për Kostandino Kacifas. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe Fredi Beleri kanë shkuar në Bularat dhe kreu i OMONIA-s ka dhënë një deklaratë për mediat.

Beleri në një deklaratë për mediat ka thënë se Shqipëria duhet të respektojë minoritetin dhe më pas të kërkojë të shkojë në Evropë. “Pas një viti ende nuk është sqaruar situata, arsyeja pse u vra. Janë kthyer dhjetëra persona në Kakavijë. Shqipëria që do të hyjë në Evropë nuk respekton të drejtat e njeriut. Ka një klimë terrorizmi në minoritet dhe kjo është arsyeja pse nuk erdhën njerëzit”, është shprehur Beleri për  mediat greke. 

Ndërkohë në deklaratë për median shqiptare, kreu i OMONIA-s ka deklaruar të kundërtën duke thënë se minoritarët në Shqipëri ndihen shumë të sigurtë. 

Minoritarët në Shqipëri janë aq të sigurt sa është dhe populli shqiptar, por ka probleme me zbatimi ne të drejtave të njerut. Çështje sigurie për mua nuk ka. Raportet mes popujve janë bërë më të mira”, tha Beleri për mediat shqiptare.

Sot në Bularat u zhvillua ceremonia përkujtimore për vdekjen e Kostandin Kacifas. Familjarët s’kanë lejuar gazetarët shqiptarë në varreza dhe thanë se i urrenin. Nëna e Kacifas, mbi varrin e të birit ka bërë thirrje për luftë dhe të gjithë të rrëmbenin armët. Cermonia nuk u shoqërua me incidente. Policia kishte blinduar të gjithë fshatin dhe ndaloi në kufi disa persona të shpallur ‘non grata’.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 1 vjetori i vdekjes se kacifas fredi beleri omonia 1 vjetori i vdekjes se kacifas fredi beleri omonia

Sondazh

Poll