166 mln lekë përkthim shqip-anglisht! Tenderat e Cakajt me 500 punonjës në ministri po mbushin xhepat e kompanisë fatlume
25 Tetor 2019, 20:08Nga DOSJA
TIRANË– Për herë të katërt, Ministria për Punët e Jashtme, insitutcioni ku të gjithë punonjësit duhet të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze po paguan për përkthyes. Këtë vit, buxheti i shtetit ka derdhur plot 166 milionë lekë në një tender të fituar nga “Alba Global Group shpk” për përkthimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian!
Por ky është tenderi i katërt për të njëjtin qëllim. Dosja.al ka investiguar dhe rezulton se një tender i ngjashëm është bërë edhe në vitet vitet 2016, 2017 e 2018 po për të njëjtën gjë: përkthimin Legjislacionit të BE-së.
Në korrik të vitit 2016 u derdhën 120 mijë euro; po në të njëjtin muaj të vitit 2017 u paguan 134 mijë euro dhe 142 mijë euro u paguan në vitin 2018.
Por ky është një absurditet i gjallë pasi vetë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është një dikaster me shërbim ndërkombëtar, që funksionin vetëm me komunikim, raporte e shkresa zyrtare në 32 gjuhë të huaja. Mos vallë kjo tregon se 500 të punësuarit në këtë ministry me poste drejtorë, shefa, specialistë e zyrtarë nuk donë anglisht?
Por sipas procedurave ky është një nga kriteret thelbësore që duhet të ketë një punonjës për të dhënë kontributin e tij pranë kësaj ministrie.
Tenderi prej 166 milionë lekësh me gjithë rimbursimin 20% TVSH, u shpall në datën 15 korrik 2019, me objekt: “Përkthim i Legjislacionit të Bashkimit Evropian” dhe kto para do t’i dorëzohen në datën 15 dhjetor 2019, ose 2 muaj pas vendimit të muajit tetor 2019 për negociotat kompanisë fituese.
Ndërkohë vlen të theksojmë se prej katër vitesh kompania që vlen miliona nga ky tender fiktiv është “Alba Global Group shpk”, dhe nuk ka dyshime se është pikërisht kjo kompanitë që do të marrë milionat e radhës nga buxhëti i shtetit!
Por a duhet Cakaj t’u japë një shpjegim taksapaguesve shqiptarë? Pse duhet paguar një shërbim (përkthyes provatë) në një kohë që vetë ministria duhet t’i ketë përkthyesit në gjirin e saj?!
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin. I ftuar në “Zonë e lirë”, Berisha u shpreh ...
TIRANË– Motra e Vangjush Dakos, Valbona Qirjako ka dhënë dorëheqjen nga posti i rëndësishëm që e mbante për rreth dy dekada, teksa i vëllai ishte në krye t...
TIRANË- Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar ish kryeministri Sali Berisha, i cili disa ditë më parë festoi 75 vjetorin e tij. Në stud...
TIRANË– Erion Kristo dhe Edi Oga u janë përgjigjur akuzave të një artikulli të publikuar nga “Gazeta Tema”, se dy gazetarët janë ‘lëpirës’ të Sali Be...
TIRANË– Presidenti i vendit ilir Meta do të presë në një vizitë zyrtare ditën e nesërme, homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.Lajmi b...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ngjarje të rëndë në rrjetet sociale. Në një status në Facebook, Berisha shkruan se një natë më...
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë publike faktin që është kërcënuar me jetë. Në një status në rrjetet sociale, deputeti shkruan se i vijnë shumë ...
Ky ishte udhëtimi im i parë në Shqipëri, vendi me një histori të lashtë që daton që nga periudha ilire. Malet, luginat, fushat, deti Adriatik dhe deti Jon, brig...
TIRANË– Drejtuesi i “Vetëvendosjes” në Shqipëri, Bojken Abazi ka reaguar sërish në lidhje me rastin e mistershëm të vdekjes së ish-aktivistit të së n...