Politike

Rama zbardh takimin 5 orësh me Albin Kurtin: Hapëm shumë tema të bashkëpunimit

26 Tetor 2019, 05:20 Nga DOSJA
Rama zbardh takimin 5 orësh me Albin Kurtin: Hapëm shumë tema

TIRANË- Për më shumë se 5 orë Albin Kurti ka qëndruar mbrëmjen e djeshme në zyrën e Edi Ramës në Kruyeminsitri. Të dy liderët ishin shprehur më parë se mezi prisnin të takoheshin me njëri-tjetrin dhe kishin shumë gjëra për të biseduar dhe takimi i tyre ka zgjatur me orë të tëra.

Nga Albin Kurti ende nuk kemi një reagim për çfarë është biseduar mbrëmë, ndërsa Edi Rama ka treguar në pak rreshta atë që u fol në 5 orë takim.

Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se me Albinin janë hapur shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive.

Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”?”, shkruan Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe lideri i VV-së Albin Kurti kamë zhvilluar një takim joformal që ka zgjatur më shumë se pesë orë. Dosja.al mësoi se që në orën 18:30 e deri në orën 23:10 dy liderët shqiptarë u mbyllën në zyrën e Ramës për herë të parë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 5 ore takim rama-kurti albin kurti edi rama rama takohet me kurtin 5 ore takim rama-kurti albin kurti edi rama rama takohet me kurtin

Sondazh

Poll