
TIRANË– Motra e Vangjush Dakos, Valbona Qirjako ka dhënë dorëheqjen nga posti i rëndësishëm që e mbante për rreth dy dekada, teksa i vëllai ishte në krye të Bashkisë.
Dosja.al mëson se Valbona (Dako) Qirjako është dorëhequr nga posti që mbante si shefe e sektorit të buxhetit në departamentin ekonomik në Bashkinë e Durrësit. Me ardhjen e kryetares së re, Qirjako ka vendosur të tërhiqet nga kjo detyrë.
Të njëjtat burime tregojnë se motra e Dakos është dorëhequr pas konflikteve të njëpasnjëshme që kanë lindur mes ish-kryebashkiakut dhe kryebashkiakes aktuale Valbona Sakos.
Gjithsesi kjo nuk është dorëheqja e parë në administratën e qytetit bregdetar. Më parë janë dorëhequr dhe shkarkuar drejtori i portit, kryetarja e Gjykatës dhe zëvëndësi i bashkisë.
(f.m/dosja.al)