Politike

Pesë orë në kryeministri/ Çfarë ndodhi në takimin e dy liderëve shqiptarë, Rama dhe Kurti kokë më kokë (VD)

25 Tetor 2019, 08:24 Nga DOSJA
Pesë orë në kryeministri/ Çfarë ndodhi në

SHQIPËRI– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe lideri i VV-së Albin Kurti kamë zhvilluar një takim joformal që ka zgjatur më shumë se pesë orë.

Dosja.al mësoi se që në orën 18:30 e deri në orën 23:10 dy liderët shqiptarë u mbyllën në zyrën e Ramës për herë të parë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Mësohet se në fokus të bisedës kanë qenë përplasjet e fundit për çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë- Serbi dhe minishengeni Ballkanik.

Ishte vetë Rama ai që e konfirmoi këtë takim. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares Jehona Bajrami Gashi, në Opinion kryeministri shqiptar u shpreh se e pret me shumë kënaqësi Kurtin.

“Nuk ishim marrë vesh paraprakisht për një takim, por do të takohemi nesër. E pres me shumë pozitivizëm emërimin në postin e kryeministrit të Albin Kurtit,”-tha Rama. 

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp tha se pret me kënaqësi të takohet me  Kurtin, duke shtuar se ka nevojë për një shtysë me marrëdhënien mes dy qeverive.

(k.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti edi rama rama takohet me kurtin albin kurti edi rama rama takohet me kurtin

Sondazh

Poll