Politike

‘Më uroi për fitoren’, Kurti zbardh takimin 5 orësh me Ramën: Duam të ndërtojmë ura bashkëpunimi

26 Tetor 2019, 08:44 Nga DOSJA
‘Më uroi për fitoren’, Kurti zbardh takimin 5 orësh

TIRANË- Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albion Kurti, ka zbardhur takimin që ka zhvilluar me Edi Ramën në Tiranë. Nga Samiti i Paqes, Kurti tregoi detaje nga takimi dhe tha që Rama më në fund e kishte uruar për fitoren.

Me Ramën diskutuam për shumë çështje. Duam të ndëtojmë sa më shumë ura bashkëpunimi. Nuk duhet të kemi vetëm mbledhje qeverie por dhe zbatim të marrëveshjes”, u shpreh Albin Kurti për mediat.

Sa i takon minishengenit ballkanik thotë së më shumë e shikon si një ide dhe jo si një projekt që nuk është ende në letër. Kurti nënvizoi se është i angazhuar për dialog dhe arritje të fqinjësisë së mirë me Serbinë.

Më herët për këtë takim reagoi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se ishin diskutuar shumë tema për të vijuar thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe lideri i VV-së Albin Kurti kamë zhvilluar një takim joformal që ka zgjatur më shumë se pesë orë. Dosja.al mësoi se që në orën 18:30 e deri në orën 23:10 dy liderët shqiptarë u mbyllën në zyrën e Ramës për herë të parë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti edi rama rama takohet me kurtin samiti i paqes 2019 albin kurti edi rama rama takohet me kurtin samiti i paqes 2019

Sondazh

Poll