Politike

A je penduar për sulmet ndaj Batonit? Përgjigjet Berisha: Kur isha në pushtet, s’guxuan të flasin për ndryshim të kufijv

25 Tetor 2019, 20:19 Nga DOSJA
A je penduar për sulmet ndaj Batonit? Përgjigjet Berisha: Kur isha

TIRANË- Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar ish kryeministri Sali Berisha. “A është bërë pishman Doktori për sulmet ndaj Batonit?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision.

Berisha ka thënë se Batoni është shef i Miladinit. Po ashtu, Berisha tha se gjatë kohës që ai ishte në pushtet, askush nuk guxoi të hidhte tezën e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Është problemi i atyre që morën përsipër të quajnë luftë civile, luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. Atyre që morën përsipër të nxjerrin dogmën se çdo marrëveshje është më e mirë se pa gjë. Këta dilnin dhe përhapnin nëpër Shqipëri dhe Kosovë idenë e super kapitullimit sipas të cilës, çdo marrëveshje është më e mirë se pa marrëveshje. Nuk thotë as Batoni që s’ka qenë agjent, por që Batoni është një eksponent, shefi i Miladinit. Ata për një vit e gjysmë bombarduan popullin e Kosovës, e shndërruan si në kohën e Millosheviçit. Sa isha në pushtet, nuk guxuan të nxjerrin tezën e ndryshimit të kufijve, e shkëmbimit të territoreve. S’mund të them që e kishin nga unë, por fakti që sa ika unë nga pushteti, u bënë bashkë me Ramën… Mashtruan gjithë botën se Kosova ishte dakord. Askush në Kosovë përveç dy personave nuk ishte dakord”, tha Berisha.

Marrë nga ZONEELIRE.AL

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike baton haxhiu sali berisha baton haxhiu sali berisha

Sondazh

Poll