Sport

Dëshmia e Jenni Hermoso në gjykatë: "Ata më kërkuan t'i mbroj, t'i ndihmoj..."

“Çështja Rubiales”: Ndërkombëtarja spanjole thotë se imazhi i saj ishte "njollosur" pas rastit të diskutueshëm

10 Tetor 2023, 11:00 Nga DOSJA

SPANJE - Programi 'Code 10' i Telecinco zbuloi dëshminë e Jenni Hermoso në gjykatë pas 'rastit të diskutueshëm Rubiales'. 

"Në atë moment nuk pata kohë të reagoja. Nuk e meritoja ta përjetoja të gjithë këtë. Ka qenë shumë e vështirë të mos dilja nga shtëpia. Pse duhet të qaj në një dhomë kur nuk kam bërë asgjë?”,- pyeti ndërkombëtarja spanjole, duke pohuar edhe pse ndihej e pambrojtur:

“Më kanë njollosur imazhin, e kam ndjerë se askush nuk më ka mbrojtur, kanë kërkuar që t’i mbroj, t’i ndihmoj, por në asnjë moment nuk kam ndjerë se më ka mbrojtur dikush”.

Në deklaratën e saj, Hermoso foli konkretisht për momentin e puthjes nga Rubiales, menjëherë pas fitores së paprecedentë të Spanjës në Kupën e Botës. 

Dëshmia e Jenni Hermoso në gjykatë: "Ata më

"Isha në shok. Një ngjarje historike që na kushtoi jetën për ta arritur. Në asnjë moment nuk mund ta prisja që të ndodhte kjo. Për shkak të adrenalinës që e përqafova, ai ishte një person i besueshëm dhe askush nuk do ta priste këtë, sado spontane të ishte”,- tha lojtarja 33-vjeçare e Pachuca, duke shtuar:

“A ishte në gjendje të reagonte? Jo, as që e prisja. Si mund ta prisja këtë në atë skenë, në një finale të Kupës së Botës. Ka shumë emocione dhe gëzim, por nuk e prisja atë moment. E pashë veten në atë moment dhe kur u largova, u thashë shoqeve të mi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll