Sport

Më në fund, Manuel Neuer rikthehet te Bayern Munich pas gati një viti...

Manuel Neuer është gati të kthehet në aksion me Bayernin, pas gati një viti jashtë. Më së voni deri më 28 tetor, ai do t'i ketë përsëri dorezat.

10 Tetor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Më në fund, Manuel Neuer rikthehet te Bayern Munich pas gati një

GJERMANI - Ka filluar numërimi mbrapsht për Manuel Neuer , i cili ka vendosur t’i veshë sërish dorezat dhe të kthehet në aksion me Bayernin, pas gati një viti jashtë.

Portieri 37-vjeçar pritet të rikthehet më së voni deri në ndeshjen e 28 tetorit kundër Darmstadt në Munich.

Sigurisht, ka mundësi që ai të jetë në dispozicion më herët, qoftë në ndeshjen kundër Mainz (21/10), ose në ndeshjen e Champions League kundër Galatasaray (24/10).

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2022, Manuel Neuer theu këmbën gjatë skijimit, si rezultat i së cilës kishte nevojë për një operacion.

Që atëherë ai ka qenë jashtë për Bayern Munich, ndërsa hera e fundit që ka luajtur me bavarezët ka qenë më 12 nëntor të vitit të kaluar në ndeshjen kundër Schalkes për ndeshjen e 15-të të Bundesligës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll