Sport

Guardiola zgjedh ish-futbollistin më të talentuar të kohës së tij: nuk është Ronaldo 'Fenómeno'... ai ka një tjetër idhull

Trajneri i Manchester Cityt është ftuar të zgjedhë personin më të talentuar me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes

10 Tetor 2023, 10:00 Nga DOSJA
Guardiola zgjedh ish-futbollistin më të talentuar të kohës

ITALI - Pep Guardiola është një nga emrat më të paharrueshëm në futbollin botëror dhe karriera që ai ka ndërtuar, fillimisht si lojtar dhe tani si trajner, nuk lë vend për dyshime. 

Ai ka qenë gjithmonë në qarqet kryesore të sportit dhe ka kryqëzuar rrugët me shumë emra ikonë, por kush ishte më i talentuari me të cilin ndante dhomën e zhveshjes? 

Trajneri i Mançester Sitit u ftua t'i përgjigjej kësaj pyetjeje, në një event të zhvilluar në qytetin italian të Cuneos dhe përgjigja... nuk ishte aq e qartë.

Pavarësisht se luajti përkrah emrave si Ronald Koeman, Ronaldo 'Fenómeno', apo Luis Enrique, në rrugëtimin e tij të gjatë te Barcelona, ​​Guardiola zgjodhi "Roberto Baggion", si më të talentuarin. 

Ish-ndërkombëtari italian, i cili fitoi “Topin e Artë” në vitin 1993 dhe u përcaktua si një nga 100 lojtarët më të mirë të FIFA-s të shekullit të 20-të, ishte shoku i skuadrës së Guardiolas në Brescia midis 2001 dhe 2003.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll