Sport

Ibrahimovic kërkoi fanelën e “portierit” Olivier Giroud, AC Milan reagoi menjëherë...

Olivier Giroud (37 vjeç) shkroi histori për AC Milan në ndeshjen me Genoan, 1-0, pasi iu desh të futej në portë në minutat e fundit të lojës për të ruajtur fitoren e kuqezinjve.

9 Tetor 2023, 12:21 Nga DOSJA
Ibrahimovic kërkoi fanelën e “portierit” Olivier Giroud,

ITALI - Olivier Giroud iu desh të futej në portë për milanezët, pas daljes me karton të kuq të Maignan, pasi Stefano Pioli nuk kishte asnjë alternativë në dispozicion të tij.  Sulmuesi francez pati një paraqitje të mirë në portën e Milanit dhe bëri një ndërhyrje shpëtuese, pikërisht përballë George Pușcaș.

Menjëherë pas kësaj, Zlatan Ibrahimovic (42 vjeç), ish-kolegu i Olivier Giroud te AC Milan, u vetëdeklarua fans i francezit dhe në rrjetet sociale tha se donte fanelën e tij. Ish-kampioni i Italisë, ka reaguar menjëherë dhe i ka dërguar “Ibrës” dhuratën. Videoja u bë shpejt virale dhe mori mbi një milion shikime. 

Mike Maignan u përjashtua me karton të kuq në minutën e 9-të të shtesës dhe për shkak se Stefano Pioli kishte ezauruar të gjitha zëvendësimet, në portë për “Djajtë” u fut Olivier Giroud. Francezi i kreu shumë mirë detyrat e tij të reja dhe madje pati një ndërhyrje të jashtëzakonshme përballë George Pușcaș.

Një ditë pas ndeshjes, më shumë me shaka se seriozisht, AC Milan e hoqi Giroud nga lista e sulmuesve dhe e vendosi si portierin e parë në faqen e klubit. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha, pasi kuqezinjtë kanë vendosur të shfrytëzojnë sa më shumë këtë moment, kjo është arsyeja pse ata kanë nxjerrë në shitje bluzat e portierëve me emrin e sulmuesit francez, sipas TuttoMercatoWeb.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll