Sport

Trajneri Tuchel i sinqertë, pranon që edhe fati dha një dorë në fitoren e Bayernit…

“Duhej të prisnim shumë, por treguam durimin e nevojshëm dhe në fund shkëndija e Musialës ishte ajo që na ktheu besimin”.

5 Tetor 2023, 11:39 Nga DOSJA
Trajneri Tuchel i sinqertë, pranon që edhe fati dha një dorë

GJERMANI - Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, ishte i kënaqur me fitoren e vështirë 2-1 ndaj Copenhagës në Champions League. Ai vlerësoi lojtarët e tij që treguan durimin e nevojshëm dhe arritën të merrnin kthesën për të siguruar tre pikët. Sipas tij, edhe fati luajti rolin e tij në këtë fitore.

“Ishte një lojë e vështirë, ata u mbrojtën mirë, kompaktë, kështu që ishte e vështirë t'i depërtoje.  Ne e kontrolluam lojën dhe nuk i dhamë pothuajse asgjë kundërshtarit. Kështu që ishte mjaft e vështirë për të arritur një gol në pjesën e pare, por edhe në të dytën. 

Kjo e komplikoi situatën, ndaj fakti që arritëm të bënim një kthesë është një gjë e mirë. E rëndësishme është që ne qëndruam të fokusuar, pozitivë dhe nuk u nervozuam për situatën. Ky ishte çelësi i kthesës. Erdhi edhe me një dozë fati, si dhe me shumë energji pozitive nga pankina”, beson Tuchel.

“Nëse ju mungon shkëndija individuale për të hapur këto lloj ndeshjesh, atëherë është e vështirë.  Duhet të qëndroni në luftë gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë duhet kohë që të vijë momenti i duhur. Na u desh të prisnim shumë, por treguam durimin e nevojshëm dhe në fund shkëndija e Musialës ishte ajo që na ktheu besimin”,- shtoi gjermani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll